Kufizime në autoudhë neser për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.


Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet vetëm në autoudhë, në intervalin kohor nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për ditën e nesërme.


Ministria ka bërë të ditur se kufizimi aktivizohet pasi parashikimi i temperaturave plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve do të lejohet pa kufizime.


Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.
Kufizimi është i përkohshëm dhe lidhet me temperaturat e larta të parashikuara.

Artikuj të tjerë

Back to top button