Digjen dy vetura të KEDS-it në Podujevë

Dy vetura në pronësi të KEDS-it janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë.


Komandati i zjarrfikësve për rajonin e Podujevës, Milaim Ajvazi, ka bërë të ditur se nga incidenti nuk ka persona të lënduar.


Sipas tij, objekti përreth ka shpëtuar nga zjarri, ndërsa ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Janë djegur dy vetura në pronësi të KEDS-it. Të lënduar nuk ka. Objekti anash ka shpëtuar. Ekipet tona janë në terren dhe tashmë zjarri është lokalizuar”, ka deklaruar Ajvazi.

Artikuj të tjerë

Back to top button