
Manchester City ka siguruar një nga talentet më premtues të futbollit evropian.
Klubi anglez ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e Ayyoub Bouaddi, për një shumë prej 95 milionë eurosh, plus 5 milionë euro bonuse, duke e çuar paketën totale në 100 milionë euro.
Mesfushori vetëm 18-vjeçar, me origjinë marokene, konsiderohet një nga diamantet më të çmuar të gjeneratës së tij dhe tashmë do të vazhdojë karrierën në Premier League, nën urdhrat e Enzo Marescas.



