
Gjashtë mjete bujqësore, të cilat transportonin masë drurore pa dokumentacion përkatës, janë identifikuar gjatë një patrullimi të përbashkët në Ferizaj.
Policia e Ferizajt, në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratin e Pyjeve, ka zhvilluar më 23 gusht 2026 aktivitetin “Patrullim dhe kontroll i përbashkët mobil APK-Polici-Inspektorati i Pyjeve”.
Gjatë kontrollit në tregun javor në fshatin Dardani, janë ndaluar gjashtë traktorë me rimorkio që transportonin masë drusore pa dokumentacion.
Me asistimin e policisë, mjetet janë dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Ferizaj, ku është bërë matja dhe pranimi i masës drusore të konfiskuar.
Për rastin janë angazhuar zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pyjeve, të cilët kanë përpiluar procesverbalet përkatëse të inspektimit.



