
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të jetë nesër, e hënë, 24 gusht, nga ora 11:00 në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.
Kështu ka bërë të ditur PDK përmes një njoftimi për media.
Në njoftim thuhet se PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës.
Sipas PDK-së, kërkesa është bërë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.
Grupi Parlamentar i PDK-së ka njoftuar se do të jetë në Kuvend në orën 11:0



