Arrestohet një person në Prishtinë pasi tentoi të vidhte bateritë e veturave

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka tentuar të vjedhë disa bateri të veturave.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 23 gusht, rreth mesnatës, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

Prishtinë,23.08.2026-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka tentuar te vjedh disa bateri te veturave. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Artikuj të tjerë

Back to top button