Mbi 15 mijë shërbime radiologjike u realizuan gjatë gushtit në QKUK

Share Button Gazeta Blic

Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë muajit gusht 2026 janë realizuar gjithsej 15 mijë e 272 shërbime radiologjike.

Sipas të dhënave të publikuara nga QKUK, këto shërbime përfshijnë ekzaminime të ndryshme diagnostikuese, si radiografia (RTG), ultratingulli, tomografia e kompjuterizuar (TK), rezonanca magnetike (RM), si dhe procedura të radiologjisë intervente.

Nga totali, 8 mijë e 468 ekzaminime janë realizuar përmes radiografisë (RTG), 2 mijë e 742 përmes ultratingullit, ndërsa 2 mijë e 824 përmes tomografisë së kompjuterizuar (TK).

Ndërkaq, gjatë gushtit janë realizuar edhe 1 mijë e 111 ekzaminime me rezonancë magnetike (RM) dhe 127 procedura të radiologjisë intervente.

Sipas QKUK-së, këto shifra dëshmojnë për një aktivitet të lartë të Klinikës së Radiologjisë në fushën e diagnostikës dhe radiologjisë intervente.

Artikuj të tjerë

Back to top button