
Një rast i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi, ku një shtetas i Republikës së Kosovës ka ndërruar jetë.
Bëhet e ditur se viktima është Z.Sh., nga Gjilani, ndërroi jetë gjatë qëndrimit në masën e paraburgimit në shtetin malazez.
shkaqet e vdekjes ende nuk janë konstatuar, teksa viktima, në të 40-tat, ka ndërruar jetë ditën e mërkurë.
Burimet brenda institucioneve diplomatike të Republikës së Kosovës pohojnë se trupi i pajetë i viktimës pritet të tërhiqet nga familjarët e tij, në ditët në vazhdim.
Autoritetet malazeze kanë kryer obduksionin e trupit, teksa rezultatet mbi shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura ende.
Kontaktet e afërta me familje pretendojnë se vdekja e viktimës është shkaktuar qëllimisht.



