
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”, duke akuzuar subjektin politik Vetëvendosje se ka sabotuar procesin.
Rama, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar asamblistët që, sipas tij, nuk e kanë mbështetur themelimin e kompanisë.
Positmi i plotë:
VETËVENDOSJE SABOTOI PASTRIMIN E PRISHTINËS! DËSHTOI THEMELIMI I KOMPANISË KOMUNALE “PASTRIMI”!
Ja kush jeni ju!
Me votën tuaj e latë qytetin në bërllog, lagjet ku jetoni vetë, rrugët ku ecin fëmijët tuaj, familjet tuaja. Krejt qytetarët e Prishtinës i lini në bërllog. Çka mundet njeri me thënë më shumë për ju?
Mjerë ata qytetarë që ju kanë votuar dhe ju kanë besuar kur ju keni shitë pallavra se jeni këtu për të mirën e tyre. Besoj që secili votues i juaji sot ndihet i turpëruar kur e sheh çka bëni ju këtu, jo veç me votën tuaj, por edhe me sjelljet në Asamblenë e Kryeqytetit.
Marre!
Mos me votu me u hek bërllogu prej dyerve tona, prej lagjeve tona, prej rrugëve ku ecin fëmijët tanë, e kalon secilin nivel të logjikës.
Kjo i bjen me punu kundër vetëvetes!
Seriozisht, jeni për studim!


