
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka cilësuar si të padrejtë dhe të turpshëm aktgjykimin e Gjykatës Speciale.
Ai tha se nuk pranojnë që lufta e UÇK-së të barazohet me krimet e kriminelëve serbë.
“Një aktgjykim i padrejtë, i turpshëm dhe absolutisht i papranueshëm për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. UÇK bëri luftë të drejtë, çlirimtare dhe të domosdoshme për lirinë e popullit tonë.
“Ne nuk pranojmë që lufta jonë çlirimtare të barazohet me krimet e kriminelëve serbë në Kosovë. Ne nuk pranojmë që historia e Kosovës të rishkruhet nëpërmjet padrejtësisë. E vërteta e luftës së pastër të UÇK-së do të jetojë përherë”, ka thënë ai.



