Ndalohet një person në stacionin e autobusëve në Prishtinë, brenda valixhes mbante një armë kallashnikov me 68 fishekë

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të transportojë një valixhe brenda së cilës kishte një AK-47 (kallashnikov) me 68 fishekë.

Sipas policisë, transportimi ka ndodhur përmes një autobusi, ndërsa arrestimi është bërë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, më 16.09.2026, rreth orës 07:00.

Policia ka bërë të ditur se arma është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit i cili ka iniciuar veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit, ose shitjes së paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse.

Artikuj të tjerë

Back to top button