Policia e Kosovës fotografon dëmet pas protestes së djeshme ku u thyen xhamat e Qeverisë, nis hetimet per kapjen e personave të dyshuar

Pas shprendarjes së turmes, Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka dalë për të parë dëmet e shkaktuara në objektin e Qeverisë, pasi xhamat e ndërtesës u thyen gjatë protestës së djeshme.

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë po fotografojnë dëmet në objektin e qeverisë, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për rastin.

Ndryshe, xhamat e objektit u thyen pasi protestuesit e revoltuar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Speciale, gjuajtën me gurë në drejtim të ndërtesës së qeverisë.

Protesta zgjati për disa orë para objektit të qeverisë, ku përveç brohoritjeve dhe përplasjeve me kordonin policor, pati edhe dëmtime materiale në ndërtesë

Artikuj të tjerë

Back to top button