
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për protestë të hënën, më 21.09.2026, nga ora 11:30.Ky paralajmërim është bërë pasi ka përfunduar protesta që u mbajt sot, më 18.09.2026, nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
“Të hënën, të gjithë në shesh! Për UÇK-në, për drejtësinë, për historinë tonë… Ejani pa maska. Jemi në të drejtën tonë dhe nuk kemi asgjë për të fshehur. Jo në emër të studentëve!”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor të UP-së, më 18.09.2026.
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për protestë të hënën, më 21.09.2026, nga ora 11:30.
Ky paralajmërim është bërë pasi ka përfunduar protesta që u mbajt sot, më 18.09.2026, nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.“Të hënën, të gjithë në shesh! Për UÇK-në, për drejtësinë, për historinë tonë… Ejani pa maska. Jemi në të drejtën tonë dhe nuk kemi asgjë për të fshehur. Jo në emër të studentëve!”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor të UP-së, më 18.09.2026.
Sipas njoftimit, studentët do të mblidhen fillimisht te Qendra e Studentëve dhe pastaj do të marshojnë së bashku drejt Sheshit ‘Skënderbeu’ në kryeqytet.
Kurse, në protestën e sotme u paraqiten katër kërkesa. Mes tyre ishte shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe shfuqizimi ose ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara. Protestuesit u shpërndanë të qetë.OVL UÇK e ka thirrur protestën një ditë më parë përmes një konference për media. Nënkryetari i kësaj organizate, Gazmend Syla, tha se më 16.09.2026 u dënua lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Sylës, UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, por ishte rezistencë e një populli të dëbuar dhe të masaskruar.


