Diaspora shqiptare organizon protesta për ish-krerët e UÇK-së në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Kanada

Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tubime në kundërshtim të vendimit janë organizuar dhe paralajmëruar në disa shtete ku jeton diaspora shqiptare.

Qindra shqiptarë janë mbledhur të shtunën në Helvetiaplatz të Cyrihut, në një tubim me moton “Jo në emrin tim”

Pjesëmarrësit janë paraqitur me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore.Sipas njoftimit të organizatorëve, tubimi në Cyrih ishte lejuar nga Policia e Cyrihut.

Artikuj të tjerë

Back to top button