Probleme mes vjehrres dhe resë në Prishtinë, shoqërohen të dyja në stacion policor

Dy gra, vjehrra dhe reja, janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Rasti është raportuar më 19 shtator, rreth orës 23:45. 

Sipas Policisë, të dyja të dyshuarat kanë deklaruar se kishin pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme mes vete.

“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, të dyshuarat janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë 

Policia e ka evidentuar rastin si “Dhunë në familje”.

Artikuj të tjerë

Back to top button