Salla e mbushur me policë, nis gjykimi për përplasjen “Capat Sekiraqët”

Prani e shtuar e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është vërejtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po vazhdon gjykimi për incidentin e shtatorit të vitit 2024, ku pati të shtëna me armë zjarri mes pjesëtarëve të familjes Gashi, të njohur si “Capat”, dhe familjes Sekiraqa.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm mbi 20 zyrtarë policorë, ndërsa masa të shtuara të sigurisë janë ndërmarrë gjatë zhvillimit të seancës.

Në gjykatore kanë mbërritur të dy grupet e të akuzuarve, ndërsa rasti po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.

Në këtë proces gjyqësor janë të akuzuar Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Sali Sekiraqa, Fatos Abazi, Endrit Llapashtica, Dardan Marevci dhe Erd Marevci.

Ata përballen me akuza për vepra të rënda penale, përfshirë vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Rasti lidhet me përleshjen e armatosur të shtatorit 2024, e cila kishte përfshirë pjesëtarë të dy familjeve dhe kishte nxitur masa të shtuara sigurie gjatë procedurave gjyqësore.

Gjykimi po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Artikuj të tjerë

Back to top button