
Fadil Pushkolli njoftoj sonte se është arrestuar në pikën kufitare te Bllacës me urdhër nga Serbia, sipas tij arrestimi i tij u bë për faktin që ai ishte pjesëtar i UÇK-së
Pak çaste më parë, Pushkolli njoftoi se është liruar.
“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut.
Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës.
Faleminderit për korrektësinë dhe profesionalizmin!” shkroi ai.



