
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, B. G. dhe E. L., të dyshuar për veprën penale “dhunimi”.
Sipas Prokurorisë, dy të pandehurit dyshohen se më 21.09.2026, në fshatin Begracë të Komunës së Kaçanikut, në një vend malor-park, kanë keqpërdorur seksualisht dy të mitura.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurit B. G., dhe E. L., ekziston dyshimi i bazuar se me datën 21.09.2026, në fshatin Begracë, Komuna Kaçanik, saktësisht në një vend malor-park, kanë keqpërdorur seksualisht dy të mitura, andaj me këtë kishin për të kryer veprën penale ‘Dhunimi’ nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafi 4.5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.



