
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj A.H, pronar i kompanisë ndërtimore “Bashkimi Projekt”, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”, nga neni 360 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti ka të bëjë me punimet ndërtimore në një objekt në Komunën e Suharekës.
Sipas aktakuzës, kompania “Bashkimi Projekt”, ka qenë e angazhuar në projektimin dhe realizimin e punimeve ndërtimore në objekt, ndërsa Abdurrahim Hysenaj., në cilësinë e pronarit të kompanisë, dyshohet se ka kryer punime në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit.
“A.H si pronar i kompanisë ndërtimore ‘B.P.’, e cila ka realizuar projektimin dhe punimet ndërtimore në objekt, ka kryer punime ndërtimore në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Prokuroria nuk ka bërë të ditur masa të tjera ndaj të pandehurit, ndërsa me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, A.H. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata
LEXO EDHE:



