Nesër mblidhen deputetët, në rendin e ditës Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 11:00 pritet të mblidhet Kuvendi. Deputetët do ti kthehen punës së tyre pas një bllokade disa mujore për shkak të mosmarrëveshje politike

Për ditën e nesërme janë paraparë pesë pika të rendit të ditës ku në mesin e tyre edhe Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Seancë plenare

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  2. Betimi i deputetëve,
  3. Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026,
  4. Zgjedhja e Nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës,
  5. Formimi i komisioneve parlamentare.

Vendi: Salla e seancave ora 11:00.

Artikuj të tjerë

Back to top button