Seanca vonohet, Kuvendi me pak deputetë në sallë

Ora ka shënuar 11:00, koha kur ishte paralajmëruar të niste seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, edhe pas më shumë se 15 minutash, në sallën e Kuvendit gjenden vetëm një numër i vogël i deputetëve dhe seanca ende nuk ka nisur.

Sipas rendit të ditës, deputetët pritet të shqyrtojnë procesverbalet nga seancat e mëparshme, betimin e deputetëve, formimin e komisioneve parlamentare, si dhe miratimin e Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit. Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.

Artikuj të tjerë

Back to top button