Komuna e Fushë Kosovës jep tenderë mbi 16 mijë euro për shërbimin e transportit me avion për udhëtime zyrtare

Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar kontratë për shërbimet e transportit ajror dhe sigurimin e biletave për udhëtime zyrtare.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, kontrata është lidhur me kompaninë Prime Tours & Travel SH.P.K., më 25 shtator 2026.

Në procedurën e prokurimit kanë marrë pjesë dy tenderues dhe të dy janë vlerësuar si të përgjegjshëm, ndërsa kriter ka qenë çmimi më i ulët.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 16,530.57 euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 36 muaj.

Artikuj të tjerë

Back to top button