
Një person është arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 200 fishekë.
Sipas policisë gjatë kontrollit në kulmin e shtëpisë së të dyshuarit janë zbuluar municione
I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërkaq hetimet pë rastin janë në vazhdim.



