Gjendet pa shenja jete një person në Klinë, policia nis hetimet

Një person ka vdekur në rrethana që janë bërë objekt hetimi nga Policia e Kosovës.

Rasti është raportuar në orët e para të mëngjesit të së martës në Klinë, transmeton TandemPress.

Njësitë relevante policore, së bashku me ekipin mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Artikuj të tjerë

Back to top button