Gjakovë: Gjuajti me shishe bashkëshorten pasi ishte në gjendje të dehur, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë.

Sipas të dhënave të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, ku një burrë dyshohet se, në gjendje të dehur, ka ofenduar me fjalë të ndryshme bashkëshorten e tij

Po ashtu, i dyshuari raportohet se e ka gjuajtur viktimën me një shishe, por nuk e ka goditur.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari aktualisht ndodhet në arrati.

Artikuj të tjerë

Back to top button