Katër vajzra arrestohen në Prishtinë, rrahen fizikisht një vajzë tjeter duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore

Katër vajza janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një vajzë tjetër, e cila ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Katër të dyshuarat janë intervistuar në stacionin policor dhe më pas janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Artikuj të tjerë

Back to top button