IKSHPK njofton se vaksinat kunder gripit sezonal priten të arrijnë në Kosovë me 21 tetor

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se vaksinat kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të arrijnë në Kosovë më 21 tetor 2026.

Sipas IKShPK-së, vonesa në furnizim është shkaktuar nga ndryshimet në përbërjen e shtameve të rekomanduara për vaksinën e hemisferës veriore, të cilat kanë ndikuar në procesin ndërkombëtar të prodhimit dhe furnizimit.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton qytetarët se vaksinat kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të arrijnë në Republikën e Kosovës më 21 tetor 2026”, thuhet në njoftim.

IKShPK ka bërë të ditur se këtë vit procesi i prodhimit të vaksinave është ndikuar nga ndryshimet në përbërjen e shtameve të rekomanduara për vaksinën e hemisferës veriore.

“Këtë vit, procesi ndërkombëtar i prodhimit të vaksinave kundër gripit është ndikuar nga ndryshimet në përbërjen e shtameve të rekomanduara për vaksinën e hemisferës veriore. Këto ndryshime kanë ndikuar në afatet e prodhimit dhe furnizimit në nivel global, si dhe në furnizimin e vendeve të rajonit, përfshirë Republikën e Kosovës, ku vaksinat pritet të arrijnë me 21 ditë vonesë nga afati i planifikuar”, thuhet në njoftim.

Instituti ka bërë të ditur se po e përcjell nga afër procesin e furnizimit dhe se pas pranimit të vaksinave do të njoftojë qytetarët dhe institucionet shëndetësore për fillimin e vaksinimit.

“IKShPK po përcjell nga afër procesin e furnizimit dhe, pas pranimit të vaksinave, do të njoftojë qytetarët dhe institucionet shëndetësore për fillimin e vaksinimit kundër gripit sezonal”, thuhet më tej.

Qytetarët do të informohen në kohë edhe për vendet dhe oraret ku do të mund të vaksinohen, pasi të përfundojnë procedurat e pranimit dhe shpërndarjes së vaksinave në institucionet shëndetësore.

“Qytetarët do të informohen në kohë për vendet dhe oraret e vaksinimit, pas përfundimit të procedurave të pranimit dhe shpërndarjes së vaksinave në institucionet shëndetësore”, ka njoftuar IKShPK.

Instituti ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Artikuj të tjerë

Back to top button