
Protesta me moton “Jo në emrin tim!” do të mbahet nesër, më 1 tetor, në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka publikuar oraret dhe pikat e nisjes së autobusëve për qytetarët që do të udhëtojnë nga komunat e tjera për t’iu bashkuar tubimit. Nisjet janë paraparë në orare të ndryshme gjatë ditës, para fillimit të protestës.
Nga Suhareka, autobusët do të nisen në orën 13:00 nga stacioni i autobusëve. Në të njëjtën orë është caktuar nisja nga Prizreni, me pika grumbullimi te parkingu i Qendrës Sportive, stacioni i autobusëve dhe parkingu i ETC-së. Nga Malisheva nisja do të bëhet në orën 14:00 te Varrezat e Dëshmorëve.Në Gjakovë, nisja kryesore është paraparë në orën 13:00 nga Pallati “Asim Vokshi”, ndërsa nga Gjilani në orën 13:30 te Teatri i Qytetit. Në Ferizaj autobusët do të nisen në orën 14:00 nga palestra “Bill Clinton”, kurse nga Vitia në të njëjtën orë nga stacioni i autobusëve.
Nga Drenasi nisja është në orën 13:30 te stacioni i autobusëve, ndërsa nga Skenderaj në orën 13:00 te palestra “Ilaz Kodra”. Në Podujevë është caktuar ora 14:30 te stadiumi i KF Llapit, kurse në Lipjan ora 15:00 te tregu.Njoftimi përfshin transport të organizuar edhe nga Shtimja, Kamenica, Vushtrria, Istogu, Kaçaniku, Klina, Dragashi, Rahoveci, Hani i Elezit dhe disa vendbanime të tjera. Për një pjesë të fshatrave janë përcaktuar orare të veçanta, të paraqitura në posterin e publikuar nga organizatorët.



