Mot sot: Diell dhe vranësira, temperaturat deri në 24 gradë Celsius

Ediela, do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme në Kosovë, ndërsa nuk priten reshje. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 19 deri në 24 gradë.

Sipas IHMK-së, era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.

“Temperaturat minimale: 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet: 19°C deri në 24°C”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Instituti vlerëson se kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të mira dhe të përshtatshme për aktivitete në ambiente të hapura. Rritja e temperaturave gjatë ditës pritet të krijojë kushte më të favorshme termike, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë më të ftohta.

Megjithatë, sipas tendencave aktuale të parashikimeve, situata atmosferike pritet të ndryshojë në fund të javës.

“Më 9 dhe 10 tetor pritet një ndryshim i kushteve atmosferike, me mundësi për reshje shiu në të gjithë territorin e Kosovës”, njofton IHMK.

Në viset e larta, mbi 1,200 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe kushte për reshje bore.

Instituti thekson se ndryshimi i motit mund të jetë i favorshëm, veçanërisht për bujqësinë dhe përgatitjen e tokës, pas periudhës së thatë.

Megjithatë, IHMK sqaron se sasia dhe shpërndarja e reshjeve do të jenë më të qarta me afrimin e datave 9 dhe 10 tetor, ndaj parashikimet mund të pësojnë ndryshime në ditët në vijim.

Artikuj të tjerë

Back to top button