Lajme

Vëllau i Liridona Ademajt merr pjesë nesër në konferencën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ftuar konferencë për media për të informuar publikun me detaje të reja për rastin e Liridona Ademajt.

Kjo konferencë mbahet në objektin e Prokurorisë Themelore Prishtinë, të mërkurën me fillim nga ora 10:00.

Në konferencë do të marrë pjesë edhe vëllau i së ndjerës, Leonardi.

“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, ka shkruar Ademaj në Facebook.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button