Humbi jetën në vendin e punës në Drenas, policia jep detaje për rastin

Një punëtor ka vdekur pasi ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës, në një kompani private në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ai është dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku kujdestar ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët e punës, ndërsa me vendim të prokurorit është iniciuar rasti. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në njoftim.

Policia e ka evidentuar rastin si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Artikuj të tjerë

Back to top button