Incident në Lipjan mes djalit dhe babait

Një person dyshohet se ka sulmuar babanë e tij në Lipjan, ndërsa pas shoqërimit në stacionin policor është dërguar në repartin e psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti është raportuar më 20 tetor, rreth orës 22:40, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, për shkak të gjendjes mendore të të dyshuarit, në konsultim me prokurorin ai është dërguar për trajtim mjekësor në repartin e psikiatrisë në QKUK.

Artikuj të tjerë

Back to top button