Arrestohet një person në Skenderaj, sekuestrohen 8.6 gramë substancë e dyshuar narkotike

Policia ka ndaluar një person të dyshuar në Skenderaj, të cilit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 8.6 gramë substancë e dyshuar narkotike, dy pajisje për bluarjen e narkotikëve dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale „Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button