Spitali i Mitrovicës anulon tenderin për furnizim me çarçafë, mbulesa batanije dhe jastëkë, shkak gjetjet e shkeljeve në prokurim publik

Spitali i përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka anuluar tenderin për furnizim me çarçafë, mbulesa, batanije dhe jastëkë për nevojat e pacientëve.

Sipas njoftimit për anulimin e aktivitetit të prokurimit, vendimi është marrë më 27 tetor, pas hapjes së tenderëve, ndërkaq dy kompani ishin në garë për tenderim.

Megjithatë, autoriteti kontraktues ka arsyetuar anulimin me shkeljen e ligjit për prokurimin publik, duke theksuar se shkelja ka ndodhur ose mund të ndodhë gjatë procedurës dhe nuk mund të rregullohet apo parandalohet përmes ndryshimit të kushteve të prokurimit.

Në njoftimin zyrtar nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për natyrën konkrete të shkeljes që çoi në anulimin e aktivitetit.

Artikuj të tjerë

Back to top button