
Të paktën pesë punëtorë janë lënduar si pasojë e shembjes së një pllake betoni në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, më 28 tetor, rreth orës 12:30.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, informacioni për rastin është pranuar nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, ku ishin dërguar personat e lënduar.
Nga të dhënat fillestare bëhet e ditur se punëtorët kanë pësuar lëndime të lehta. Pas trajtimit mjekësor, katër prej tyre janë liruar nga spitali, ndërsa njëri ka mbetur për trajtim të mëtejshëm.
“Policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione shtesë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti”, ka thënë ai,



