Nis zyrtarisht edicioni i pestë i spektaklit të shumëpritur, Big Brother VIP Kosova

Prime i parë i këtij sezoni pritet të sjellë emocione, surpriza dhe një spektakël të veçantë, të cilin publiku do të ketë mundësi ta ndjekë LIVE edhe përmes platformës YouTube.

Pjesë e këtij edicioni do të bëhen personalitete të njohura nga muzika, televizioni, arti dhe fusha të ndryshme të jetës publike.

Befasia e parë nga Vëllai i Madh u zbulua mbrëmjen e kaluar, kur tre banorë u futën brenda shtëpisë, duke paralajmëruar atë që pritet të ndodhë gjatë këtij sezoni.

Megjithatë, spektakli i vërtetë nisi sonte, me Prime-in e parë të Big Brother VIP Kosova 5, ku priten hyrje të reja dhe shumë momente që do ta mbajnë publikun të mbërthyer pas ekranit

Artikuj të tjerë

Back to top button