Protesta për Arlinda Zekaj dhe gratë tjera të vrara do të vazhdoj dhe sot në orën 17:00 drejt Qeverisë dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës

Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara do të vazhdojë edhe sot në Prishtinë, me thirrjen që qytetarët të mos heshtin dhe të kërkojnë llogari nga institucionet përgjegjëse.

Në orën 17:00, qytetarët do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga do të marshojnë drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Thirrja për protestë është bërë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili kërkon mobilizim qytetar dhe paralajmëron se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në përmbushjen e kërkesave të protestuesve.

Artikuj të tjerë

Back to top button