Aksident me fatalitet në Shqipëri, dyshohet se ka humbur jetën një 46-vjeçar nga Kosova

Një aksident tragjik është raportuar në fshatin Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, në Has të Shqipërisë, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi mjeti me të cilin udhëtonte është përmbysur.

Sipas Top Channel, viktima është shtetasi A. Q., 46 vjeç, i cili ishte drejtuesi i mjetit. 

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, mjeti sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht, duke shkaktuar vdekjen e 46-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Artikuj të tjerë

Back to top button