Për shtatë muaj, Qeveria shpenzoi vetëm 30% të buxhetit për investime kapitale

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet të planifikuar për investime kapitale, pra 30% të buxhetit.

Sipas Institutit GAP, investimet kapitale përfshijnë projekte si rrugë, shkolla, spitale dhe infrastrukturë që nxisin zhvillimin ekonomik, transmeton KosovaPress.

 “Në nëntë muajt e parë të vitit 2026, Qeveria Qendrore e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet të planifikuar për investime kapitale, pra 30% të buxhetit”, thuhet në publikimin e Institutit GAP.

Gjithashtu, GAP ka prezantuar edhe një infografikë ku paraqitet realizimi i investimeve vetëm nga Qeveria Qendrore, pasi që sipas GAP, investimet kapitale në nivelin lokal nuk e paraqesin drejt situatën, meqë një pjesë e madhe e buxhetit të kapitaleve është duke u përdorur për të paguar obligime gjyqësore (përfshirë edhe ato për kontratën kolektive). Si dhe nuk përfshihen investimet kapitale nga grantet e përcaktuara të donatorëve.

Sipas GAP-it, del se në nëntë mujorin e parë të këtij vitit ka më pak.

Dje kryeministri Albin Kurti ka përmendur se me buxhetin e vitit 2027, rreth 1 miliard euro do të jenë të destinuara vetëm për investime kapitale. 

Qeveria e Kosovës ende nuk ka proceduar në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2027, ani se sipas afateve ligjore, afati I fundit ishte 31 tetori. Kurti ka paralajmëruar se të hënën do të bëjnë propozim buxhetin për vitin 2027. Buxheti i vitit 2026 ishte rreth 4 miliardë euro.

Artikuj të tjerë

Back to top button