
Një person, shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në Prizren, në orët e para të së dielës.
Rasti është raportuar më 1 nëntor, rreth orës 01:20, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor.
Sipas raportit policor, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.



