Kërkohet paraburgim ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha i cili dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale: “Dhunë në familje

Sipas përgjigjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Berisha është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ndërkohë, prokurori i shtetit është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Prokuroria ka konfirmuar se prokurori i çështjes tashmë ka paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit

Artikuj të tjerë

Back to top button