
Një person me inicialet V.J. është arrestuar të hënën, më 2 nëntor, brenda Pallatit të Drejtësisë, ku kishte shkuar për të shoqëruar bashkëshorten e tij gjatë një seance gjyqësore.
Bashkëshortja e tij ishte paraqitur në gjykatë për të dhënë dëshmi në një rast, ndërsa gjatë zhvillimit të seancës, zyrtarët e njësisë policore për siguri kanë arrestuar V.J.
Sipas informacioneve të raportuara, ndaj të arrestuarit kishte një urdhërarrest aktiv, ndërsa ai dyshohet për përfshirje në gjithsej 19 vepra penale.Arrestimi është realizuar nga zyrtarët policorë që kujdesen për sigurinë brenda objektit të Pallatit të Drejtësisë.Deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera për natyrën e veprave penale për të cilat dyshohet i arrestuari



