
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka asgjësuar 21 mijë e 226 kilogramë produkte mishi pasi fillimisht Inspektorati Veterinar i AUV-it kishte evidentuar dhe asgjësuar 3 mijë e 130 kilogramë kofshë pule të ngrira me myk.
Sipas AUV, operatori ekonomik ELKOS, kishte vazhduar procesin e gjurmueshmërisë dhe tërheqjes së produkteve ushqimore, si mushkëri dhe kofshë pule, mish pule, mish të grirë, mish gjedhi dhe produkte të tjera të mishit si dhe produkte të tjera ushqimore.“Në zbatim të urdhëresës së Inspektoratit Veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-120 për Ushqim, operatori ekonomik ELKOS SH.P.K. ka vazhduar procesin e gjurmueshmërisë dhe tërheqjes së produkteve ushqimore.
Si rezultat, operatori ka tërhequr edhe 21,226 kg produkte ushqimore, të cilat janë asgjësuar më 30 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së.”, thuhet në njoftimin e AUV-it, më 02.11.2026



