
Dy persona janë ndaluar nën dyshimet për një grabitje që ka ndodhur mbrëmë, më 01.11.2026, në Pejë.
Të njëjtit dyshohet se kanë grabitur një shtetase të huaj.Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Dy persona janë ndaluar me urdhër të u.d. Kryeprokurores për veprën penale të grabitjes.
Të njëjtit dyshohen se mbrëmë kanë grabitur një shtetase të huaj” ,tha Nikçi.
Sipas zëdhënësit, ushtruesja e detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë së Pejës, Valbona Disha-Haxhosaj, bashkë me zyrtarë policorë kanë vizituar në strehimore viktimën për të parë nga afër gjendjen e saj.



