Hapi ilegalisht një rrugë në Bjeshkët e Nemuna në Parkun Kombëtar qytetari gjobitet me 1 mijë euro gjobë

Një person është gjobitur me 1,000 euro për hapjen ilegale të një rruge në Bjeshkën e Lybeniqit, në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja Fitore Pacolli, e cila përmes një postimi ka njoftuar se zyrtarët e parkut, në bashkëpunim me Policinë, kanë dalë në vendin e ngjarjes pas informatave për ndërhyrjen e paligjshme në këtë zonë.

Sipas Pacollit, ndaj punëkryesit është ngritur procesverbal dhe është shqiptuar gjobë mandatore në vlerë prej 1,000 eurosh. Ajo ka bërë të ditur se ky është rasti i dytë i evidentuar në të njëjtin lokacion.Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria, ndërsa pritet të ndërmerren hapa të mëtejshëm ligjorë.

Pacolli ka theksuar se institucionet nuk do të lejojnë ndërhyrje të tilla që dëmtojnë natyrën dhe se mbrojtja e parkut do të vazhdojë përmes mekanizmave ligjorë

Artikuj të tjerë

Back to top button