Vdes një grua në Klinë, iu përkeqësua gjendja gjatë kontrollit mjekësor

Një grua ka vdekur të premten, më 13 nëntor, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua gjatë një kontrolli mjekësor në QKMF të Klinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 13:45.

Gruaja ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKMF të Klinës, por gjatë kontrollit gjendja e saj është përkeqësuar.

Ajo është nisur me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”.

Artikuj të tjerë

Back to top button