Një zyrtar policor në Vushtrri raporton se gjeti substanca narkotike në kompleksin banesor ku banon, konfiskohen 31.1 gramë drogë

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 13 nëntor, në rrugën “Avni Saraçi” në Vushtrri. Zyrtari policor kishte vërejtur substancën e dyshimtë në tokë, në hapësirën e kompleksit të banesave ku banon, ku më pas për rastin i kishte njoftuar kolegët e tij.

Rreth orës 19:30, informacioni është përcjellë te njësitë përkatëse policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar substancën e gjetur. Me urdhër të prokurorit tashmë është hapur rast penal për veprën “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope”

Pas peshimit, është konstatuar se bëhej fjalë për 13.1 gramë substancë të dyshuar narkotike.

Lidhur me rastin ende nuk është identifikuar asnjë person i dyshuar

Artikuj të tjerë

Back to top button