Arbërie Nagavci refuzon të tregojë si e bleu shtëpinë 237 mijë euro në një lagje ku më e lira kushton 380 mijë euro

Në vend të sqarimeve, Nagavci ka thënë se raportimi është “shpifje”, por pa treguar se pse e quan të tillë, madje ajo kritikoi rëndë mediat dhe gazetarët lidhur me publikimet e lajmeve ndaj saj.

Arbërie Nagavci, Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas raportimeve sesi ajo ka blerë shtëpi në një nga lagjet më luksoze në Prishtinë me çmim fiktiv, por nuk ka treguar se si e bleu shtëpinë 237 mijë euro, në një lagje ku më e lira kushton 380 mijë euro.

Përmes një postimi në Facebook, në vend të sqarimeve, Nagavci ka thënë se raportimi është “shpifje”, por pa treguar se pse e quan të tillë.

“E njëjta shpifje është përhapur edhe para disa muajsh, madje edhe nga i njëjti portal. Atëherë kam dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme dhe nuk kam ndërmend t’i përsëris sa herë që dikush vendos të riciklojë të njëjtat të pavërteta”, shkruan Nagavci

Derisa refuzoi që të jap përgjigje se si e bleu shtëpinë me atë çmim, Nagavci tentoi që të mbajë leksione për gazetari.

“Kjo nuk është gazetari profesionale. Është joprofesionalizëm flagrant dhe shpërfillje e standardeve më elementare të gazetarisë. Për më tepër, askush nga ky portal nuk më ka kontaktuar për të marrë qëndrimin tim. Liria e medias nuk është licencë për shpifje, manipulim dhe denigrim”, tha ndër të tjera ish-Ministrja e Arsimit.

Artikuj të tjerë

Back to top button