Prokuroria Speciale e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj një personi për dyshim në shpërlarje të parave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit V.M. për kryerjen e veprës penale të shpëlarjes së parave.Sipas Prokurorisë ndaj të dyshuarit kishte dënim të formës së prerë për veprën penale të posedimit të narkotikëve.Paratë e drogës, pretendohet se ai i kishte futur në sistemin bankar dhe kishte qarkulluar përmes llogarive personale dhe të një subjekti afarist

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2009 – 2019, në Republikën e Kosovës, i pandehuri V.M.,duke qenë në dijeni se mjetet financiare kishin prejardhje nga veprimtaria e tij kriminale e shitjes së paautorizuar të narkotikëve, për të cilën ishte shpallur fajtor me aktgjykimin e formës së prerë të datës 28.05.2024, për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, me qëllim të fshehjes ose maskimit të prejardhjes së tyre kriminale dhe paraqitjes së tyre si mjete me prejardhje të ligjshme, ka futur në sistemin bankar dhe ka qarkulluar përmes llogarive të tij personale dhe llogarive të subjektit afarist ‘A.’ O.P. shumën prej 542,478.86 euro.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë, më 24.11.2026.

Siç bën të ditur PSRK-ja, i dyshuari ka realizuar deponime dhe tërheqje të vazhdueshme të parave të gatshme në disa institucione financiare në Kosovë.PSRK ka njoftuar se në tërheqjet e parave nga i dyshuari përfshihen transaksione të përsëritura të tërheqjes dhe rideponimit të mjeteve brenda ditës ose në intervale të shkurtra kohore.

Artikuj të tjerë

Back to top button