BallinaZgjedhjet 2025
Haxhiu: Propozova që zgjedhjet lokale dhe nacionale të mbahen përnjëherësh

Përfaqësuesja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu në takimin me presidenten Vjosa Osmanin në konsultim për datën e zgjedhjeve lokale, tha se qëndrimi i Vetëvendosjes është që është jashtëzakonisht e rëndësishme që zgjedhjet lokale të mbahen sa më parë.
“Sa më shpejt që mbahen zgjedhjet lokale aq është më mirë. Nëse nesër shpallen zgjedhjet
mund të mbahen më 5 tetor, ose më 12 tetor, ose 19 tetor. Këto tri data u përmendën më së shumti”, tha Haxhiu.
Haxhiu tha se diskutuan edhe për idenë që zgjedhjet nacionale të mbahen me ato lokale.
“Ideja ishte e imja. Unë isha shumë e vullnetshme që të diskutojmë edhe për këtë. Por duhet konstituim dhe shpërndarje e Kuvendit e që për këtë duhet marrëveshje politike”, tha Haxhiu.